Portugalia në ankth, trajneri: Do t’iu nënshtrohet testeve urgjente
Portugalia është në pritje për gjendjen e Kristiano Ronaldos. Sulmuesi u dëmtua fundjavën e kaluar me Al Nassr dhe, me Botërorin 2026 që afrohet, ekziston frika se problemi mund të ndikojë në pjesëmarrjen e tij.
Dëmtimi ndodhi në fitoren ndaj Al Fayha. 41-vjeçari, i cili humbi edhe një penallti gjatë ndeshjes, kërkoi zëvendësim 10 minuta para fundit pasi ndjeu dhimbje, gjë që u pa edhe kur u ul në stol duke vendosur akull në këmbë. Trajneri Horhe Hesus shpjegoi shkurtë gjendjen e portugezit.
“Ronaldo pati lodhje muskulore dhe stafi mjekësor do të kryejë urgjentisht testet e nevojshme për të përcaktuar gjendjen e tij”.
Ky Botëror pritet të jetë turneu i fundit i madh për Ronaldon, i cili synon pjesëmarrjen e gjashtë, një rekord historik që do ta barazonte me Lionel Messi. Me vetëm 3 muaj deri në turne, tifozët portugezë presin rezultatet e analizave për të kuptuar seriozitetin e dëmtimit dhe nëse ai do të mund të jetë titullar i sigurt për trajnerin Roberto Martínez.







