Portugezët votojnë për herë të dytë brenda vitit

Portugezët kanë dalë të dielën nëpër qendrat e votimit në zgjedhjet e parakohshme për shkak të krizës politike të shkaktuar nga ligjit për shpenzimin e buxhetit. Kriza rrëzoi qeverinë socialiste të pakicës dhe detyroi vendin të shkonte në zgjedhjet e dyta parlamentare brenda një viti.

Partia Socialiste në pushtet përballet me sfidë të madhe nga Partia Socialdemokrate, që në fakt është rivali i saj më i madh tradicional. Rreth 10.8 milionë qytetarë portugezë kanë të drejtë vote për zgjedhjen e 230 deputetëve në Asamblenë e Republikës, sikurse njihet parlamenti portugez, ku partitë politikë pastaj vendosin për formimin e qeverisë.

Disa prej votuesve kanë thënë në Lisbonë se është e rëndësishme që të shprehet mendimi politik, pavarësisht ngritjes së rasteve me infektime, të shkaktuara nga varianti Omicron. Vendi po i regjistron së fundmi më shumë se 59 mijë raste të reja në ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button