Portugezi Dias, do të drejtojë sfidën në mes Realit dhe Man. Sitit

Portugezi, Artur Dias do të drejtojë sfidën Real Madrid – Manchester Siti, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve, e planifikuar për të martën më 9 maj, në orën 21:00.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ‘Santiago Berabeu’ derisa këto dy skuadra shihen se favoritet për të fituar këtë trofe të madh për klube. Në VAR, do të jetë italiani Masimiliano Irati, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Daniele Orsato.
Gjysmëfinalja tjetër e Ligës së Kampionëve është ajo ndërmjet Interit dhe Milanit, që zhvillohet një ditë më vonë, më 10 maj.