Postecoglou vendos rekordin historik në Premier Ligë

Enxh Postecogllu ka lënë gjurmën e tij tashmë në historinë e Premier Ligës, duke u bërë trajneri me performancën më të mirë në 10 ndeshjet e tij të para në kampionatin më të fortë në botë. Kjo arritje i kalon figurat legjendare si Sir Aleks Ferguson, Arsene Venger, Pep Guardiola, Hoze Murinjo, Jyrgen Klop, Karlo Ançeloti, Antonio Konte dhe Rafael Benítez.
Postecoglou, në krye të Tottenham, arriti të grumbullojë një total mbresëlënës prej 26 pikësh në 10 ndeshjet e tij të para në Premier Ligë. Ky rekord nxjerr në pah ndikimin dhe suksesin e tij të hershëm në ligën angleze.
Në vendin e dytë është Gus Hiddink, me 25 pikë në 10 ndeshjet e tij të para. Trajnerët e tjerë të shquar ende në listë përfshijnë Maurizio Sarri, Karlo Ançeloti, Frank Klark dhe Xhon Gregori, të gjithë me nga 24 pikë në 10 ndeshjet e para të tyre në Premier Ligë.