Postet e drejtorëve organizativë të klinikave do të shuhen nga maji

Postet e drejtorëve organizativë të klinikave do të shuhen nga maji

Gazetare: Melihate Rustemi

Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup do të nisë të funksionojë me një drejtor të vetëm në fund të muajit maj dhe jo në 1 Janar 2024 siç kishte paralajmëruar dikasteri i Shëndetësisë, shkruan Alsat.

Ministri Fatmir Mexhiti tha se procesi për këtë ndryshim ka nisur dhe patjetër të përmbyllet pavarësisht periudhës zgjedhore dhe krijimit të Qeverisë së re. Siç tha Mexhiti bashkë me kryemnistrin Dimitar Kovaçevski, kjo nismë nuk rrezikon të shuhet, sepse siç thonë ata, Qeveria do të mbetet e njëjtë, duke aluduar një fitore të sërishme të Qeverisë aktuale.

“Kjo do të bëhet realitet nga fundi i muajit maj ose fillimi i muajit qershor. Sigurisht, po vijojnë të gjitha procedurat. Duhet të bashkohen 33 këshilla drejtues, 33 medicinalë dhe 33 organizativë, të gjithë së bashku shpenzojnë 20 milionë euro në vit. Nga dita e parë kemi thënë se nuk do të lejojmë që shëndetësia të jetë në gjendje të tillë. Të gjitha planet tona po realizohen me dinamikën e paraparë”, tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Kohë më parë, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti sqaroi se Drejtorët organizativ të Klinikave patjetër të hiqen sepse janë vetëm barrë ndaj buxhetit ndërsa vendosja e një drejtori të vetëm për gjithë Qendrën Klinike në Shkup do të zgjidh një sërë problemesh me të cilat përballen si pacientët ashtu dhe stafi mjekësor.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se riorganizimi i klinikave vjen para zgjedhjeve, pavarësisht që ishte premtuar në programin e LSDM-së në zgjedhjet e fundit, sepse Qeveria u përball me sfida të tjera serioze siç është kriza me Covid-19, kriza energjetike dhe ekonomike. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button