Predan: Çdo hap drejtë BE-së, rrit mundësinë për më shumë fonde

Predan: Çdo hap drejtë BE-së, rrit mundësinë për më shumë fonde

Sipas metodologjisë së re franceze, shuma e parave që do të ketë në dispozicion Maqedonia e Veriut varet nga suksesi i reformave. Kështu deklaroi ambasadori slloven, Milan Predan, duke nënvizuar se me secilin hap të ri drejt BE-së, rritet mundësia për më shumë fonde. Sa i përket hapjes së Kushtetutës, Predan theksoi se një rast të ngjashëm kishte edhe Sllovenia para se të fillojë negociatat, ai në mënyrë indirekte bëri apel që të hapet Kushtetuta, duke theksuar se ajo që është më e rëndësishme është që vendi të nis rrugëtimin eurointegrues.

“Edhe Sllovenia para se të fillojë bisedimet ka pasur çështje të hapur me një shtet fqinj dhe ne jemi detyruar që me kërkesën e tyre të ndryshojmë Kushtetutën, rast shumë i ngjashëm me rastin tuaj. Ne atëherë thjeshtë kemi vlerësuar se qëllimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian është më i rëndësishëm. Të gjithë që kanë negociuar me Bashkimin Evropian kanë qenë në situatë të kenë pengesa në proces, por ajo që është më e rëndësishme është që treni drejt Bashkimit Evropian më në fund të niset nga stacioni”, deklaroi Milan Predan, ambasador i Sllovenisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button