Prej nesër shfuqizohen masat, ndërpritet dhe transporti falas

Që nga dita e nesërme nuk do të vlejnë masat kundër ndotjes së ajrit që i ndërmori Qyteti i Shkupit. Këto masa kishin për qëllim parandalimin e ndotjes enorme të ajrit në kryeqendër. Në takimin e sotëm me gazetarët, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklaroi se masat e deritanishme kanë dhënë rezultat. Për këtë arsye, nga dita e nesërme do të shfuqizohen masat dhe transporti publik kthehet në normalitet, që nënkuptohet edhe me pagesë./Aslat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button