Premier Liga angleze, kryendeshja ajo mes Leeds e Chelsea

Premier Liga angleze vazhdon sot me xhiron e 28-të, ku janë paraparë të zhvillohen disa ndeshje tejet interesante. Si kryendeshje e kësaj xhiroje, Leeds United pret në shtëpi skuadrën tejet në formë të mirë, atë të Chelsea-t. Pas 28 ndeshjeve, Chelsea pozicionohet në vendin e katërt, me 14 fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar gjithsej 50 pikë, tre më pak se vendi i tretë, katër më pak se vendi i dytë, dhe 18 pikë më pak se lideri i tabelës, Manchester City.

Në anën tjetër, skuadra e Leeds ka 27 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, duke regjistruar 11-të fitore, dy barazime dhe katër humbje, dhe gjendet në pozitën e 11-të, me gjithsej 35 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

13:30 Leeds United (11) – Chelsea (4) (Stadiumi Elland Road)

16:00 Crystal Palace (13) – West Brom (19) (Stadiumi Selhurst Park)

18:30 Everton (6) – Burnley (15) (Stadiumi Goodison Park)

21:00 Fulham (18) – Manchester City (1) (Stadiumi Craven Cottage)

LEXO EDHE:

Back to top button