Premier Liga, do të ndryshojë rregullat për festimin e golave

Kampionati elitar anglez i njohur si Premier Liga thuhet se po ndryshon rregullat rreth festimit të golave në një përpjekje për të frenuar humbjen e kohës. Festimet janë bërë pjesë përbërëse e futbollit, me shumë lojtarë që vijnë me lëvizjen e tyre të preferuara pasi të gjejnë rrjetën.
Nga “siu” i njohur i Kristiano Ronaldos, tek poza e Erling Haaland, Premier Liga ka qenë dëshmitare e një morie festimesh ndër vite, disa pa dyshim më të mira se të tjerat. Megjithatë, rregulloret e reja janë vendosur për gjyqtarët për të matur kohën e saktë të humbur gjatë festimeve të golave për të ndihmuar në zhdukjen e ‘arteve të errëta’ të futbollit.
Ndeshjet ka të ngjarë të zgjasin më gjatë, siç u në Kupën e Botës për meshkuj dhe tani te femrat. Në të vërtetë, topi ishte në lojë vetëm për 51 minuta gjatë barazimit të Arsenalit me Njukaswllit në janar, që është pak më shumë se gjysma e ndeshjes. Ndërkohë, “Opta” zbuloi se koha mesatare e lojës së topit në Premier Ligën nw sezonin e kaluar ishte vetëm 54:49, e cila ishte e dyta më e mirë në pesë ligat më të mira të Evropës, pas Serie A.
Sipas “The Guardian”, ndryshime të tjera përfshijnë lojtarët që marrin trajtim jashtë fushës sa herë që është e mundur për të promovuar sigurinë e lojtarëve dhe për të parandaluar që ekipet të ngadalësojnë lojën. Edhe pse lëndimet e portierëve bëjnë përjashtim, së bashku me lojtarët që janë përplasur nga e njëjta skuadër.
Në rast se një lojtar refuzon ndihmën mjekësore, një shok ekipi që mendohet se po vonon qëllimisht rifillimin do të paralajmërohet ose ndëshkohet. Ndërkohë që gjyqtarët janë kujtuar të ndëshkojnë lojtarët që janë shumë pranë ekzekutuesve të goditjeve të lira.