Premtime të reja për fabrikën e makinave, Despotovski: Vonesat, për shkak të kamatave
Premtime të reja për fabrikën e makinave, Despotovski: Vonesat, për shkak të kamatave

Drejtori i zonave të lira ekonomike, Jovan Despotovski, thotë se rritja e normave të kamatës është një nga arsyet kryesore pse është vonuar fillimi i ndërtimit të fabrikës për vetura elektrike në zonën afër Tetovës. Në një intervistë për Magazinën Ekonomike në Alsat, e cila transmetohet sonte në ora 22:20, Despotovski tha se nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim të institucioneve apo për probleme me projektin. Sipas tij, investitori i huaj, kompania gjermane “E-Go”, i ka të gjitha dokumentet dhe fondet e nevojshme dhe së shpejti do të nisë ndërtimin.
“Duhet të kuptojmë që nga momenti kur është negociuar investimi e deri më sot, kushtet e financimit kanë ndryshuar shumë. Kanë vazhduar rritjet e normave të interesit në të gjithë Evropën dhe botën. Realisht kjo e vështirëson nivelin e realizimit të investimeve”, deklaroi Jovan Despotovski -Drejtor i ZZhTI. /Alsat.mk