Premtohet bulevard i ri, do të çojë drejt autostradës së parealizuar Shkup-Bllacë

Invazion ndërtimor parazgjedhor edhe në zonën industriale të Vizbegut. Një muaj para zgjedhjeve lokale, autoritetet, qytetarëve, por para se gjithash edhe biznesmenëve nga kjo pjesë e kryeqytetit, u premtuan bulevarde, rreth rrotullime dhe ura të reja. Në promovimin e projektit, ku përveç një video ekrani, të pranishëm ishin edhe dy kryetarë komunash si dhe dy zëvendëskryeministra. Planifikohet që nga Momin Potoku deri te semaforët apo një kilometër drejt zonës të ketë bulevard me gjashtë korsi, që më pas të ketë ngushtim drastik përpara mbikalimit hekurudhor sepse ai nuk guxon të preket dhe pastaj përgjatë zonës industriale të ketë bulevard me katër korsi që duhet të përfundojë në kufirin me Kosovën. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov pohon se nuk do të ketë probleme me shpronësimin, por nuk tregoi se sa nga parcelat aktuale të ndërtesave ku do të kalojë bulevardi do të duhet të zvogëlohen, respektivisht të zvogëlohen oborret afariste ose parkingjet e kompanive.

Realizimi i bulevardit së bashku me shpronësimin që duhet të përfundojë…flasim për bulevard me katër korsi, shteg për biçikleta, gjelbërim nëpër zonë dhe pritet të kushtojë rreth 6 milionë euro sipas vlerësimeve tona”, tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Sipas paralajmërimeve, ky bulevard që pritet ta mbajë emrin “Hasan Prishtina” duhet të lidhet me autostradën e premtuar shumë vite më parë në kufi me Kosovën. Paralajmërimi i fundit për këtë autostradë ishte vitin e kaluar, kur autoritetet deklaruan se e tërë autostrada prej 12,5 km do të përfundojë për 3 vite. Për momentin nuk është e sigurt nëse punimet ndërtimore në këtë aks do të zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, duke pasur parasysh se një numër i madh i qytetarëve kanë reaguar dhe nuk i japin pronat e tyre në vendin ku duhet të kalojë autostrada, me arsyetimin se nuk pajtohen me shumën që u është ofruar për shpronësimin e tokës. Banorët kanë paralajmëruar edhe padi nëse nuk ndryshon çmimi, që sipas tyre është dhjetëfish më i ulët se çmimi i tregut.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button