Presidenca ukrainase: Putini ka frikë se mund ta humbasë luftën

Presidenca ukrainase: Putini ka frikë se mund ta humbasë luftën

Plani i presidentit rus, Vladimir Putin për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi, nga Ukraina po shihet si një lëvizje e nxitur nga frika se Rusia mund ta humbasë luftën.

Këshilltari i zyrës presidenciale, Mychaylo Podolyak, ka shkruar në Tëitter se presidenti rus është shumë i paparashikueshëm.

“Njoftimi tregon se Putini ka frikë se mund ta humbasë luftën në Ukrainë… Për më tepër, ai po konfirmon sërish se është i përfshirë në krim, pasi po shkel Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, tha Podolyak.

Deklarata e tij erdhi një ditë pasi Putini njoftoi se armët bërthamore taktike do të vendoseshin në Bjellorusi, të cilat janë të ndryshme nga armët bërthamore strategjike me rreze të gjatë.

LEXO EDHE:

Back to top button