Presidenti i Brazilit, Bolsonaro në karantinë

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro është vetëkarantinuar pasi u kthye në shtëpi të mërkurën, meqë një anëtar i delegacionit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së rezultoi pozitiv me COVID-19.

- Advertisements -

Masa erdhi pasi Agjencia Rregullatore e Shëndetit në Brazil (ANVISA), autoriteti shëndetësor i vendit kërkoi që Bolsonaro dhe pjesa tjetër e delegacionit të tij të shkojnë në izolim pasi ministri i Shëndetësisë, Marcelo Queiroga njoftoi të martën në Twitter se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë udhëtimit të presidentit brazilian në New York për mbledhjen vjetore të udhëheqësve botërorë.

Në një deklaratë nga rezidenca zyrtare e presidentit brazilian thuhet se delegacioni do të qëndrojë në karantinë 5 ditë, pas së cilës do të kërkohen teste PCR.

Queiroga rezultoi pozitiv me COVID-19 një ditë para kthimit të tij nga SHBA-ja në Brazil dhe iu desh të hynte në karantinë në një hotel në New York dhe vonoi kthimin e tij.

Një diplomat i ri që ishte pjesë e një ekipi që përgatiste vizitën e Bolsonaros gjithashtu rezultoi pozitiv me COVID-19 në fundjavë dhe u izolua.

LEXO EDHE:

Back to top button