Presidenti i Kinës: Nuk ka fitues në luftën tarifore

Presidenti i Kinës: Nuk ka fitues në luftën tarifore

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë të premten gjatë takimit të tij me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, se lufta tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës nuk është frytdhënëse për asnjërën palë.

“Nuk ka fitues në luftën tarifore”, ka deklaruar Xi.

Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i bashkohet vendit të tij “në kundërshtimin e praktikave të njëanshme bullizuese”, duke iu referuar tarifave globale të SHBA-së dhe duke mbrojtur idenë që dy fuqitë ndërkombëtare të vazhdojnë globalizimin ekonomik.

“Të dalësh kundër botës do të çojë vetëm në izolim” , ka shtuar ai.

Xi dhe Sanchez janë takuar të premten (sot) për të biseduar rreth tregtisë dhe marrëdhënieve të përgjithshme në mes të Kinës dhe Bashkimit Evropian.

Në fillim të javës, Kina njoftoi për tarifa prej 84% ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja. Kjo rritje, nga 34% sa ishte paralajmëruar në fillim, erdhi si pasojë e hyrjes në fuqi të tarifës prej 104% të presidentit Trump të mërkurën. Tarifat më pas u rritën në 125%, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se tarifat ndaj Pekinit mund të arrijnë deri në 145% në disa produkte për shkak të një takse të mëhershme prej 20%.

LEXO EDHE:

Back to top button