Presidenti i Lille-s, konfirmon interesimin e klubeve evropiane për sulmuesin kanadez
Presidenti i Lille-s, Olivier Letang ka zbuluar se Xhonatan Dejvid ka marrë një ofertë për të rinovuar kontratën e tij që skadon në verë dhe këmbëngul, por ai gjithashtu ka oferta edhe nga tri klube të mëdha evropiane. Lille pret gjigantin e Serie A, Juventusin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Ligë së Kampionëve.
“Bianconerët” do të monitorojnë nga afër Davidin, jo vetëm sepse kanadezi ka shënuar tashmë 12 gola në të gjitha garat këtë sezon, por edhe sepse ata janë një nga klubet e interesuara për të siguruar nënshkrimin e tij në fund të sezonit. Kontrata e Dejvidit me Lillen skadon në qershor, kështu që nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ai mund t’i bashkohet çdo klubi falas në 2025.
“Po flasim me Xhonatanin. Ai ka një ofertë në duart e tij dhe ka thënë se Lille, është klubi i tij, por diskutimet tona duhet të mbeten private”, ka thënë fillimisht Letang për gazetën Tuttosport.
Është raportuar se rivalët e Juventusit në Serie A, Interi, kanë hapur tashmë bisedimet paraprake me rrethin e Dejvidit, por Njukasëll dhe Barcelona po monitorojnë gjithashtu 24-vjeçarin.
“Ai është në një moment pozitiv, por po bën paraqitje pozitive sepse ka një ekip pas tij, një grup lojtarësh që e lejojnë të shënojë gola. Kolektivi do të jetë çelësi në lojën [kundër Juventusit]. Ashtu si kundër Real Madridit, do të na duhet një paraqitje perfekte nëse duam një rezultat pozitiv. Juventusi është favorit, por ne kemi cilësitë tona”, përfundoi presidenti i Lille.
Juventusi dhe Lille kanë gjashtë pikë në tre ndeshje të Ligës së Kampionëve, por skuadra e Ligue 1 tashmë mundi Real Madridin dhe Atletiko Madridin.