Presidenti i Real Madridit ‘thumbon’ Çabi Alonson gjatë prezantimit

Çabi Alonso u prezantua (26 maj) si trajneri i ri i Real Madridit, një ditë pas njoftimit zyrtar të emërimit të tij. Ish-mesfushori spanjoll, i cili ka lënë gjurmë si lojtar te klubi madrilen nga viti 2010 deri në 2014, kthehet tani në Santiago Bernabeu si pasardhës i Karlo Ançelotit, i cili u largua pas një ndeshjeje emocionale lamtumire bashkë me Luka Modriç.
Gjatë prezantimit, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u pa duke i treguar me krenari Çabi Alonsos stemën e re të Ligës së Kampionëve, e cila shënon trofeun e 15-të të klubit në këtë kompeticion, fituar në qershor 2024 kundër Borusia Dortmund me rezultatin 2-0.
Në një moment qesharak gjatë ceremonisë, Perez i kërkoi Alonsos të tregonte stemën e 15-të të Ligës së Kampionëve teksa pozonin me fanellën e personalizuar me emrin “Çabi Alonso”. Ky gjest nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët e Real Madridit shprehën entuziazmin për epokën e re nën drejtimin e Alonsos, ndërsa disa rivalë, veçanërisht tifozët e Barcelonës, u ndjenë të provokuar nga krenaria e shfaqur për trofeun e 15-të.
Alonso, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme si trajner te Bajer Leverkuzeni, pritet të sjellë një filozofi të re te gjigantët spanjollë, duke u mbështetur në eksperiencën e tij si lojtar dhe trajner për të vazhduar dominimin e Real Madridit në Spanjë dhe Evropë