Presidenti kinez Xi Jinping, paralajmëron Biden dhe BE-në

Udhëheqësi kinez Xi Jinping paralajmëroi këtë të hënë Presidentin e ri të SHBA, Joe Biden që të mos të mos i bashkohet një aleance me Evropën kundër Pekinit, duke thënë se çdo përpjekje për të “ngrirë” Kinën nga rrjetet globale të tregtisë dhe teknologjisë, rrezikonte rikthimin e Luftës së Ftohtë.

Fjalimi virtual i Xi në Forumin Ekonomik Botëror vjen ndërsa Kina po bën një shfaqje të fuqisë dhe po përcakton “vijat e saj të kuqe” për liderin e ri Amerikan. Gjatë fundjavës, Tajvani raportoi se Kina kishte shkelur hapësirën ajrore, duke “kërcënuar” me 13 avionë luftarakë.

Ndërsa ekipi i Biden ka bërë thirrje për formimin e një aleance për t’u përballur me modelin ekonomik të Kinës, Xi paralajmëroi se një qasje e tillë është e rrezikshme.

“Formimi i grupeve të vogla ose fillimi i luftërave të reja të ftohta në skenën botërore; përjashtimi, kërcënimi dhe frikësimi i të tjerëve, sanksionet … vetëm do ta shtyjnë botën drejt ndarjes, nëse jo konfrontimit,” tha Xi.

“Nëse ecim në rrugën e konfrontimit – qoftë kjo një luftë e ftohtë, një luftë e nxehtë, një luftë tregtare apo një luftë e teknologjisë – të gjitha vendet do të vuajnë”, shtoi ai.

Fjalimi i Xi erdhi një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se Biden dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, biseduan në telefon dhe “ranë dakord të punojnë së bashku në përparësitë e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Kinën.”

Menjëherë pasi Biden fitoi zgjedhjet presidenciale të SH.B.A.-së në nëntor, BE-ja propozoi të bashkohej me administratën e tij për të nxjerrë Kinën nga tregtia globale e teknologjisë.

LEXO EDHE:

Back to top button