Presidenti ukrainas i prekur nga Covid-19 vazhdon trajtimin në spital

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili është prekur nga Covid-19 po vazhdon trajtimin në spital, transmeton Anadolu.

Mikhail Podolyak, një prej këshilltarëve të Zyrës presidenciale të Ukrainës, në një intervistë për “Ukrainskaya Pravda” tha se presidenti Zelensky dhe kreu i zyrës presidenciale, Andriy Yermak vazhdojnë trajtimin në spital.

“Protokolli po ndiqet në mënyrë të rreptë dhe askush nuk pranohet pranë presidentit Zelensky dhe kreut të zyrës, Yermak”, tha Podolyak. Ai shtoi se Zelensky qëndron në një dhomë të veçantë në të cilën ndodhen pajisje teknike për të zhvilluar bisedime nëpërmjet internetit.

Zelensky njoftoi më 9 nëntor se testi i tij për Covid-19 kishte rezultuar pozitiv.

LEXO EDHE:

Back to top button