Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar liderët e partive me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar liderët e partive me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar liderët e partive me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional pasi që deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin edhe pas 40 dështimeve. Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas takimit ka theksuar se do të bëjë çmos për konstituimin e Kuvendit në frymën e bashkëpunimit, për të vazhduar më pas me formimin e Qeverisë së re. Osmani, realizon takim edhe krerët tjerë të partive shqiptare, ndërsa nesër do t’i takojë edhe përfaqësuesit e partive të minoriteteve në vend. Pavarësisht se më 26 qershor Gjykata Kushtetuese obligoi deputët që brenda 30 ditësh të bëhet konstituimi, tani për tani nuk ka një marrëveshje mes partive. Vetëvendosja e cila në zgjedhje ka fituar më së shumti deputetë nuk heqë dorë për ta tërhequr kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ndërsa opozita është kundër, /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button