Presidentja Gordana Silanovska-Davkova thotë se diplomacia kreative dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian
Presidentja Gordana Silanovska-Davkova thotë se diplomacia kreative dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian

Presidentja Gordana Silanovska-Davkova thotë se diplomacia kreative dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në intervistë për Radion Evropa e Lirë, Davkova thotë se Austria është e gatshme të bisedojë për gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë dhe vlerëson se zbatimi i politikës së zgjerimit është aktualisht më i rëndësishmi për Bashkimin Evropian. Sipas saj, ministrja për çështje evropiane dhe ndërkombëtare e Austrisë, dëshiron që bisedimet për zgjidhjen e këtij kontesti të mbahen në Vjenë.
“Ministrja austriake na siguroi që Austria është gjithmonë pas rajonit. Ata besojnë se zgjerimi i BE-së është prioritet. E kanë mirëkuptuar edhe aspiratat e Ukrainës e Moldavisë, por kanë theksuar se Ballkani Perëndimor meriton më shumë. Kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë. Nuk mund të them me siguri nëse ajo tashmë e ka kontaktuar Sofjen, por ka qenë në të njëjtën linjë me presidentin e Këshillit Evropian. Ai e vlerësoi propozimin tonë për zgjidhje të shtyrë si konstruktiv, por theksoi mungesën e mirëkuptimit nga fqinjësia. Megjithatë, shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar”, tha “, tha Gordana Siljanovksa Davkova, Presidente.