Presidentja Osmani u kërkoi Palmerit e Lajçakut njohje të ndërsjellë, si dhe vaksina falas nga SHBA’ja

Presidentja Vjosa Osmani, përgjatë takimit që mbajti me ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Matthew Palmer dhe të dërguarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kërkoi nga këta dy të fundit që dialogu mes dy palëve të ketë njohje të ndërsjellë.

“Sa i takon procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja ritheksoi qëndrimin e institucioneve se Kosova pret që procesi i dialogut të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve. Ajo ripërsëriti qëndrimin se për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit. Për më tepër, Presidentja theksoi çështjen e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, si prioritet në këtë proces”, thuhet në komunikatën e presidencës drejtuar medieve.

Po ashtu, e para e vendit kërkoi nga SHBA’të ndarje të vaksinave për Kosovën.

LEXO EDHE:

Back to top button