Xhanluka Prestiani ka përdorur rrjetet sociale pas akuzave se ka abuzuar në mënyrë raciste me Vinicius Junior, duke mohuar diçka të tillë.
Como demonstram as imagens, dada a distância, os jogadores do Real Madrid não podem ter ouvido o que andam a dizer que ouviram. pic.twitter.com/7JF9AVuhEM
— SL Benfica (@SLBenfica) February 18, 2026
20-vjeçari postoi një foto me Vinicius dhe u përpoq të sqaronte situatën pasi u kritikua ashpër për fyerjen e dyshuar të yllit brazilian.
“Dua të sqaroj se në asnjë moment nuk e kam fyer në mënyrë raciste Vinicius Jr, i cili për fat të keq e keqinterpretoi atë që mendonte se kishte dëgjuar. Nuk kam qenë kurrë racist dhe më vjen keq për kërcënimet që kam marrë nga lojtarët e Real Madridit”, shkroi Prestianni në Instagram.







