Shkupjania dyshohet për disa vjedhje! Prezantohej si infermiere dhe regjistruese

Shkupjania 35-vjeçare dyshohet se ka kryer gjashtë grabitje të rënda në periudhën nga 3 deri 21 shtator, përcjell Alsat. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Publike, ajo ka hyrë në amvisëri të ndryshme duke u prezantuar si infermiere, regjistruese, ose mbesë e ndonjë fqinje, pas çka ka kryer vjedhje brenda shtëpive.

35-vjeçarja dyshohet se vjedhjen e parë e ka realizuar me 3 shtator, respektivisht në stacionin e autobusit në Hasanbeg. E njëjta i është afruar palës së dëmtuar, ka biseduar shkurt me të dhe i ka marrë çantën në të cilën ka pasur kuletë dhe kartelë në vlerë prej 6 mijë denarëve.

Pesë ditë më vonë, gruaja nga Shkupi ka hyrë në një shtëpi në rrugën “Kavadarka” në Shkup. Sipas Prokurorisë Publike, ajo i është prezantuar pronarit si infermiere që kishte ardhë për ta ekzaminuar dhe për t’i vendosur fashë në këmbë. Pronari e kishte pranuar në shtëpi, ndërkaq derisa pronari po përgatitej për ekzaminim, shkupjanja ka vjedhur 16.000 denarë nga kuleta.

Ndërkaq, Prokuroria thekson se nëpër shtëpi ka hyrë në dy ditët e ardhshme, por me tjetër taktikë.

“Me datë 9 dhe 10 shtator ka hyrë në dy shtëpi, duke u prezantuar si pjesë e Komisionit të Regjistrimit. Pronarëve i ka kërkuar certifikatë vaksinimi, derisa të njëjtit kanë kërkuar certifikatat, u ka marrë kuletat ku ka pasur kartela bankare. Në shtëpinë e një tjetër pale të dëmtuar, më 14 shtator e dyshuara është prezantuar si mbesë e një fqinje, ndërsa ka shfrytëzuar momentin dhe i ka marrë kuletën me rreth tre mijë denarë”, thonë nga PTHP.

Sipas Prokuorisë, 35-vjeçarja dyshohet se vjedhjen e fundit e ka kryer me 21 shtator, ku shkupjania i është afruar një personi afër një barnatore në Hasanbeg dhe i ka kërkuar para për ilaçe, derisa për një moment i ka marrë kuletën ku kishte tre mijë denarë.

Nga Prokurori shtojnë se për shkak të rrezikut për ikje, është caktuar paraburgim për të dyshuarën.

LEXO EDHE:

Back to top button