Prezantojnë makinën e re dhe nisin menjëherë testet në Silverstoun

Skuadra e Mercedesit ka publikuar imazhet e para të W17, makinës me të cilën ekipi gjerman synon të rikthehet në majë. Edhe këtë sezon të Formula 1, makina do të pilotohet nga britaniku Xhorxh Rasell dhe italiani Andrea Kimi Antonelli.

Mercedesi pritet të zhvillojë një ditë xhirimi në Silverstone përpara ditëve të para të testimit të planifikuara për në Barcelonë, javën e ardhshme. Megjithatë, Mercedes nuk do të publikojë asnjë material zyrtar tjetër deri më 2 shkurt, dita e prezantimit të plotë.

 

“Formula 1 do të pësojë ndryshime të rëndësishme në vitin 2026 dhe ne jemi gati për këtë aventurë. Rregulloret e reja kërkojnë inovacion në çdo fushë të performances. Puna jonë në makinën e re dhe zhvillimi afatgjatë i njësisë së energjisë dhe karburanteve të qëndrueshme të përparuara me Petronas pasqyrojnë këtë qasje”, shtoi Uolf.

 

“Publikimi i imazheve të para të është thjesht një hap vendimtar në këtë proces, që përfaqëson përpjekjen kolektive dhe të vazhdueshme të ekipeve tona në Brixworth dhe Brackley. Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë në muajt në vijim“, tha shefi i Mercedes.

LEXO EDHE:

Back to top button