Primozh Gliha, ulet në stolin e kombëtares së Kosovës?

Mediat në Shqipëri, konfirmojnë se emri favorit për të pasuar Shallandin në pankinën e kombëtares së Shqipërisë, është 54-vjeçari slloven Primozh Gliha, i cili prej muajsh ka qenë pranë përfaqësueses dardane dhe madje flitet edhe për një akord paraprak për një kontratë dy vjeçare.

Gliha ka drejtuar skuadra si Olimpija Ljubjana, Mura, Koper, etj., ndërsa në periudhën 2015-2020 ka qenë në krye të pankinës së Sllovenisë U21.

Megjithatë lista është e gjatë, pasi në orët e fundit drejtuesit e FFK-së janë kontaktuar nga menaxheri i italianit Valter Zenga, që ka treguar gatishmërinë të marrë drejtimin e Kosovës dhe bëhet fjalë për një alternativë që drejtuesit dardanë po e shqyrtojnë me kujdes.

Të tjerë emra që kanë përfunduar në tavolinën e presidentit Ademi, janë edhe ata të Feliks Magat dhe Roberto Karlos, të dy shumë të bujshëm, por i pari nuk trajnon prej kohësh, ndërsa braziliani nuk ka eksperiencë si trajner.

LEXO EDHE:

Back to top button