Princi George dhe princesha Charlotte marrin pjesë për herë të parë në meshën e Pashkëve

Princi George dhe princesha Charlotte po marrin pjesë në një tjetër ceremoni të familjes mbretërore.

Dy fëmijët më të mëdhenj të Kate Middleton dhe princ William iu bashkuan familjes mbretërore në shërbimin kishtar të së dielës së Pashkëve, shkruan The People.

Princi George dhe princesha Charlotte morën pjesë në meshën në kapelën e Shën Gjegjit në Kështjellën Windsor. Familja u koordinua me veshjet blu, me fustanin me lule të princeshës Charlotte dhe triko marine që përshtateshin në mënyrë perfektë me nuancën e fustanit dhe kapelës së nënës së saj.

Ndërkohë, princi Willaim dhe princi George dukeshin të mprehtë me kostume.

Princi George madje praktikoi shtrëngimin e duarve teksa kalonte një nga klerikët pas shërbimit.

LEXO EDHE:

Back to top button