Princi Harry pretendon në librin e tij se vrau 25 talebanë

Harry tronditi publikun me kujtimet e tij të reja Spare, të cilat do të publikohen në fund të këtij muaji.

Ndër të tjera ai ka shkruar se gjatë luftimeve në Afganistan ka vrarë 25 talebanë. Harry shërbeu si pilot helikopteri në Afganistan në 2012 dhe 2013, raporton BBC.

Tani ai tregon se ka marrë pjesë në gjashtë misione, të cilat rezultuan me vdekje, por i konsideroi të justifikuara. Siç u shpreh ai, “nuk ishte një statistikë që e mbushi me krenari, por as nuk e turpëroi”.

“Kur isha në vapën e betejës, nuk i mendoja ata 25 njerëz si njerëz. Ishin copa shahu të hequra nga tabela, të këqijtë u eliminuan para se të mund të vrisnin djemtë e mirë”, shkroi Harry.

Siç kemi shkruar tashmë, Harry deklaroi në libër se vëllai i tij i madh Princi William “e sulmoi fizikisht” atë gjatë një debati në vitin 2019.

Harry, 38 vjeç, shkruan se gjatë një debati në shtëpinë e tij në Londër, William e quajti Meghan Markle “të vështirë” dhe “të ashpër”, përpara se ta rrëzonte Harry-n në tokë ndërsa ata vazhdonin të debatonin.

LEXO EDHE:

Back to top button