Princi i “Al Shabab”: Për 48 orë bëjmë ekipin, ofertë për Moratën e Karaskon

Arabia Saudite përpiqet të sjellë edhe dy lojtarë të tjerë në radhët e skuadrave të saj dhe këtë herë “peshkon” te spanjollët e Atletiko Madrid. Princi dhe njëkohësisht drejtuesi i klubit Al-Shabab, përgjatë një interviste për mediav vendase, ka konfirmuar se kanë bërë dy oferta për lojtarët Alvaro Morata dhe Janik Karrasko. Kjo intervistë është publikuar edhe nga “AS”.
“Po, kemi bërë një ofertë zyrtare tek Atletiko Madridi për Alvaro Morata dhe shpresojmë që ta mbyllim këtë transferim sa më shpejt që të jetë e mundur. është një sulmues që na intereson dhe na pëlqen”, tha Abdulrahman Bin Turki Bin Abdulaziz.
“Për sa i përket Karraskos, oferta është lënë e hapur për t’iu bashkuar ekipit si tani ashtu dhe në një moment të dytë, për të qenë pjesë e projektit tonë të madh. Është një objektiv i yni dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë. Tifozët duhet ta dinë se jemi në gjendje ta ndërtojmë një ekip në 48 orë”, tha princi i Arabisë.