Prindërit e viktimave në zjarrin në Koçani dolën para sallës së gjyqit në Idrizovë, pak para fillimit të seancës gjyqësore, me një pankartë me fotot viktimave. Përmes kësaj pankarte, prindërit e viktimave thonë se duan t’u kujtojnë të pandehurve për të gjithë fëmijët që ata personalisht i vranë dhe t’u kujtojnë atyre se ata janë fajtorë për vdekjet e tyre, megjithëse asnjë nga të pandehurit në seancën e parë nuk e pranoi fajësinë.
Disa nga prindërit e viktimave, pak para seancës së sotme, shprehën indinjatën e tyre në një deklaratë për media pikërisht sepse as pronari i diskotekës Dejan Jovanov Deko, as ndonjëri nga 34 të pandehurit e tjerë, nuk thanë se ndiheshin fajtorë. Në të ashtuquajturën diskotekë Pulse në Koçani më 16 mars, 63 persona vdiqën dhe mbi 200 u lënduan. Seanca e sotme do të vazhdojë me deklaratat nga mbrojtja e të pandehurve. /Alsat.mk








