Skuadra e Prishtinës, shënoi fitore ndaj skuadrës së Liqenit me rezultat 5-2.
Ndeshja nisi mirë për “bardhekaltrit” të cilët dominuan duke krijuar epërsi prej dy golash nëpërmjet Driton Nishorit (2’) dhe Jeton Rukovcit (10’). Më pas Liqeni arriti ta ngushtojë epërsinë me golin e Dardan Topillës (11’), por prishtinasit shënuan sërish në minutën e 12-të, kur Jeton Rukovci realizoi golin e tij të dytë.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë shumë e fortë, ku përkundër presionit të vazhdueshëm të Liqeni nuk arriti të gjejë hapësira në mbrojtjen e ngjeshur të prishtinasve për të barazuar rezultatin. Në anën tjetër, Prishtina arriti që nëpërmjet kundërzbritjes së shpejtë të shënojë edhe dy gola tjerë nëpërmjet Fatlum Pishtanit, në minutën e 33-të dhe Melos Kelmendit në minutën e 39-të, duke e konfirmuar fitoren.
Në fund, trofeun kapitenit të FC Prishtinës, Jeton Rukovci, ia dorëzoi presidenti i FFK-së, Agim Ademi.







