Prishtina ndërprenë bashkëpunimin me Dallkun
Skuadra e Prishtinës në futboll, ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Armend Dallku. Ndërprerja e bashkëpuimit është konfirmuar në rrjetet sociale nga ana e klubit nga kryeqendra e Kosovës. Skuadra e Prishtinës i ka dëshiruar suksese të mëtutjeshme ish futbollistit të kombëtarës së Shqipërisë.
Njoftimi i plotë:
Prishtina ka ndërprerë bashkëpunimin me Dallkun
Klubi i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës
Prishtina ka shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje reciproke me kryetrajnerin Armend Dallku.
Dallku, si trajner i Prishtinës, skuadrën e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. Ish-kapiteni i skuadrës ka regjistruar si futbollistë i Prishtinës 151 ndeshje zyrtare.
Dallku do të mbetët ndër trajnerët më me autoritet i skuadrës.
FC Prishtina i uron sukses në vazhdim të karrierës.