Pritet aktakuzë ndaj të birit të Bidenit

Pritet aktakuzë ndaj të birit të Bidenit

" "

Prokurorët federalë planifikojnë të ngrenë aktakuzë ndaj të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, në fund të shtatorit.

Hunter Biden është akuzuar për posedim të armëve si përdorues i drogës, ani pse prokurorët nuk kanë njoftuar se mbi cilat akuza do të jenë të bazuar.

Hunter Biden gjithashtu është duke u hetuar nga prokurorët federalë për marrëveshjet e biznesit. Më i vogli i Bidenit ka qenë cak i hetimeve nga Kongresi që kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në muajin janar.

Republikanët kanë bërë përpjekje që aferat financiare të Hunterit t’i lidhin direkt me babanë e tij, presidentin Biden.

LEXO EDHE:

Back to top button