Pritjes 13-vjeçare të Simeones i erdhi fundi, Barcelona ngushëllohet me… Bernal
Atletiko Madrid është kualifikuar në finalen e “Copa del Rey”, për herë të 20-të në historinë e klubit. Për trajnerin Diego Pablo Simeone, kjo është finalja e dytë në këtë kompeticion dhe e para pas 13 vitesh. Skuadra madrilene vazhdon të tregojë stabilitet dhe ambicie për t’i shkuar deri në fund fitimit të trofeut.
Ndërkohë, te Barcelona spikati talenti i ri Mark Bernal. Në moshën 18 vjeç e 281 ditë, ai u bë lojtari më i ri që shënon dy gola në një ndeshje të Kupës së Mbretit të paktën që nga sezoni 2013/14. Paraqitja e tij konfirmon besimin që klubi katalanas po u jep lojtarëve të rinj.








