Privohen nga liria 13 shoferë për drejtim të pakujdesshëm, 8 prej tyre pa patentë shoferi

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, policia ka privuar nga liria 13 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit.

Sipas njoftimit të policisë, tetë nga shoferët e ndaluar kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes. Prej tyre, katër raste janë evidentuar në Shkup, ndërsa nga një në Kumanovë, Tetovë, rajonin e Likovës dhe Kërçovë.

Një shofer në Kavadar është privuar nga liria pasi ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në Veles ka drejtuar automjetin pavarësisht masës së ndalimit për drejtimin e automjetit motorik.

Nga liria janë privuar edhe një shtetas i Turqisë dhe një shtetas i Ukrainës. Ata janë ndaluar pasi, në autostradën A1 në afërsi të Demir Kapisë, përkatësisht në autostradën Shkup–Veles, kanë drejtuar automjetet me shpejtësi dyfish më të madhe se shpejtësia e lejuar.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

LEXO EDHE:

Back to top button