Problem në të folur, mungesë imagjinate, mos komunikimi social me njerëzit e tjerë, mund të tregojnë që fëmija ka autizëm…

Problem në të folur, mungesë imagjinate, mos komunikimi social me njerëzit e tjerë, mund të tregojnë që fëmija ka autizëm...

Autizmi mund të zbulohet që kur fëmija është 9 muajsh, mirpo Dr. Nonkulovski thotë që edhe nëse paraqiten gjatë 18-24 muajve nuk është vonë, mund të intervenohet, te stimulohet truri dhe ti ndihmoet atij fëmiu. Dr. Nonkulovski gjatë emisionit tregoi  tre nga simptomat kryesore që mund të paralajmërojnë prindërin se fëmija i tij është autik:

Simptoma e parë është: të folurit e paqartë, dhe probleme në komunikimin joverbal. Tek fëmijët autikë mund të kemi vonesë në të folur, të folurit mund të mos zhvillohet, problem në të shprehur,  vetëm me një fjalë, ose me fjali të thjeshta, prandaj zbulimi i hershëm, trajtimi në qendra të specializuara mund të sjellë përmirësim në zhvillim, dhe progres të madh në lidhje me zhvillimin e të folurit. .

Një tjetër simptomë janë problemet me  botën imagjinare dhe të folurit të brendshëm.

Pra, te këta fëmijë, mungesa e një bote imagjinare, për shembull: nëse u tregon që kukulla është një foshnjë, ose nëse shohin një kamion lodër, ai fëmijë nuk mund të krijojë një botë imagjinare në vetvete …ndërhyrja e shpejtë dhe vendosja e komunikimit në lidhje me ekzistencën e botës imagjinare, mund të sjellë përmirësime.

Simptoma e tretë është në komunikimin social. Me këta fëmijë është më e vështirë vendosja e kontaktit social, vizual, nuk ka ndërveprim social me një mjedis që është i panjohur për të. Ata fëmijë mund të vendosin kontakte me prindërit e tyre, sepse i shohin çdo ditë, lozin dhe ushtrojnë me prindërit e tyre, ndërsa me njerëzit e tjerë është shumë e vështirë të vendosësh kontakt vizual, social. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button