Probleme te PSZH, brazilianët janë kundër Donaruma-s

Moment i vështirë për PSZH-në, pas eliminimit në Kupën e Francës ndaj Marsejës dhe humbjes në kampionat ndaj Monako-s. Shtypi francez (në veçanti “L’Equipe”) shkruan se Donarumma nuk pëlqehet shumë brenda dhomës së zhveshjes pariziene.

Sjellja e portierit Italian, që shkaktoi diskutime, ishte ndalimi dhe biseda me disa tifozë (dukshëm të zemëruar), pasi iu nga kapiteni që t’i injoronte. Markinjos, në veçanti, do të kishte përdorur fjalë të ashpra kundër ish-portierit të Milanit dhe, së bashku me bashkatdhetarin e tij Nejmar, kanë sulmuar edhe drejtorin sportiv Kampos.

Ndeshja e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve paraqet një mundësi shpagimi për PSZH-në, pas zhgënjimeve në Kupën e Francës dhe Ligue 1. Parizienët do të përballen me gjermanët e Bajern Munihut (të freskët nga fitorja 3-0 në Bundesligë kundër Bohumit) pa Mbapen dhe me një Leo Messi që nuk është në gjendjen më të mirë, por që duhet të marrë ende fushën si startues.

LEXO EDHE:

Back to top button