Problemet e transportit publik, Mickoski takoi Arsovskën
Problemet e transportit publik, Mickoski takoi Arsovskën

Gazetar: Avni Tahiri
Tani jemi më të shqetësuar sesa para takimit. Kështu deklaroi ministri i vetëqeverisjes lokale, Zlatko Perinski, pas takimit të shumëpritur mes kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe Kryeministri Hristijan Mickoski.
Perinski shtoi se në këtë takim Qeveria nuk ka dëgjuar asgjë konstruktive për zgjidhjen e problemeve. Ndërsa Arsovska sipas tij ka propozuar që deri në fund të javës të hartoje një lloj plani që do t’u prezantohet këshilltarëve të qytetit të Shkupit për zgjidhjen e problemeve.
“Nuk kemi dëgjuar asgjë konstruktive nga ana e tyre, gjendja është e dëshpëruar dhe si përfundim është konstatuar se mungesa e komunikimit ndërmjet grupeve të këshilltarëve në Qytetin e Shkupit është një ndër pengesat dhe për këtë arsye kryetari i komunës sugjeroi nga në fund të kësaj jave për të hartuar një lloj plani që do t’u prezantohet këshilltarëve, edhe pse pritshmëritë tona nuk janë të larta, duhet ta pranoj. Në atë drejtim do të presim deri në fund të javës për të parë se çfarë plani do të miratohet dhe në bazë të atyre konkluzioneve do të nxjerrim konkluzione”, tha Zlatko Perinski – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale.
Perinski shtoi se në këtë takim është biseduar për dy Ndërmarrjet Publike, Higjienën Komunale, dhe për NQP-në.
Takimi që u realizua sot mes kryetares Arsovska dhe kryeministrit Mickoski është i pari pas ndarjes së rrugëve në vitin 2022 mes kryetares së Shkupit Danela Arsovska dhe VMRO-DPMNE-së./Alsat.mk