Problemet në administratë, Mickoski: Më shumë shërbime digjitale për qytetarët
Problemet në administratë, Mickoski: Më shumë shërbime digjitale për qytetarët
Me qëllim përmirësimin e qasjes dhe shërbimeve në administratën publike, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi disa reforma. Synimi do të jetë në digjitalizimin e shërbimeve me qëllim të ulet koha e pritjes nga qytetarët. Efikasitet dhe profesionalizëm, depolitizim i administratës, transparencë dhe llogaridhënie, ulje të burokracisë si dhe sistem përmes të cilit do të vlerësohet puna e punonjësve.
“Duam administratë publike e cila do të jetë shembull për efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie. Administratë publike e cila nuk do të jetë vetëm si shërbim për qytetarët por edhe partner në ndërtimin e masave dhe hapave të ardhshëm. Këto reforma nuk janë vetëm për përmirësimin e shërbimeve. Ato janë për kthimin e besimit se shteti punon për ju, për çdo qytetar pa dallim të përkatësisë politike apo statusit të tij”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër. /Alsat.mk