“Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati”

"Procedura ndaj Artan Grubit vazhdon edhe pse është në arrati"

Gazetar: Mihajllo Donev

Pavarësisht se Artan Grubi është në arrati, procedura ndaj tij vazhdon, thotë Prokurori Publik i Shtetit, Ljupço Kocevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për ecurinë e procesit për sigurimin e ish-zëvendëskryeministrit, i dyshuari i dytë në rastin me keqpërdorimet milionëshe në Lotarinë Shtetërore.

I paqasshëm për organet kompetente në këtë rast është edhe Ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

“Për Artan Grubin, opinioni e di se ka urdhër arresti ndërkombëtar, por prokurorët publikë janë duke ndërmarrë veprime lidhur me procedurën. Pra, pavarësisht se është në arrati, Artan Grubi dhe i dyshuari tjetër, procedura vijon dhe opinioni do të njoftohet për çdo veprim të mundshëm”, tha Ljupço Kocevski, prokuror publik i shtetit.

Krahas kësaj çështjeje, ish-zëvendëskryeministri i arratisur është edhe objekt i çështjes së hapur të prokurorisë pasi përfundoi në listën e zezë amerikane së bashku me gjykatësin e Apelit Enver Bexheti për shkak të dyshimit se kanë marrë ryshfet për të minuar proceset gjyqësore ndaj ish-kreut të DSK-së, Sasho Mijalkov. Megjithatë, procesi që po zhvillohet në vend edhe më tej është në parahetim.

“Bashkë me atë lëndë që ka të bëjë edhe me gjykatësin, edhe me Artan Grubin, e ndoshta edhe një autor tjetër të mundshëm, është duke u zhvilluar procedurë parahetimore dhe do të shohim se si do të shkojë më tej”, u shpreh Ljupço Kocevski, prokuror publik i shtetit.

Kocevski tha se për hetimin financiar për rastin Soravia, në të cilin përfshihet nipi i Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, në prokurori janë duke u zhvilluar dy procedura – një në prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa tjetri në Prokurorinë Themelore Publike.

Kocevski po ashtu konfirmoi se prokuroria e Manastirit po zhvillon procedura për gjashtë tenderë publikë në EMV dhe se është e përfshirë edhe policia financiare./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button