Procedura për propozimin, e paqartë

Procedura për propozimin, e paqartë

Gazetare: Fatlume Dervishi

Në çfarë formati do të arrijë në Kuvend dokumenti ose raporti i Qeverisë për të ashtuquajturin propozim francez do të vendoset në seancën e ekzekutivit, shkruan Alsat.

Formati do ta diktojë edhe procedurën parlamentare që duhet të ndiqet e e cila për momentin është e paqartë.

“Për aq kohë sa nuk dihet se në çfarë formati do të dorëzohet ky dokument, nuk dihet gjithashtu nëse ai do të shqyrtohet në komision ose do të shkojë në seancë plenare. Gjatë ditëve të ardhshme, këto çështje pritet të konkretizohen”, raporton gazetarja e Alsat, Fatlume Dervishi.

Nga Kuvendi po ashtu thonë se do të sqarojnë procedurën në momentin që Qeveria ta dorëzojë materialin deri tek ligjvënësi.

Partnerëve më të vegjël të koalicionit të shumicës, kryeministri Dimitar Kovaçevski u ka dhënë fjalën që për modifikimet e propozimit francez do të diskutohet në seancë plenare dhe do të votohen konkluzione, gjithsesi kjo mbetet e pakonfirmuar.

Seanca plenare, jozyrtarisht, pritet të mbahet deri në fund të javës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button