Procedurë hetimore kundër katër personave për një pjesë të projektit “Shkup 2014”

Pas një procedure para hetimore, sot prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka lëshuar Urdhër për ngritjen e procedurës hetimore ndaj katër personave të cilët kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin gjatë realizimit të kontratës për kryerjen e fasadës dhe ndriçimit të objektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas veprimeve të përshkruara në urdhër, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari i parë – menaxher i një ndërmarrje ndërtimi ka kryer veprën penale – Shpërdorim i procedurës së thirrjes publike, dhënie e kontratës së prokurimit publik ose partneritet publik privat dhe vepër penale Shpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe nxitjes për të kryer të njëjtën vepër, ndërsa tre personat e tjerë – i dyshuari i dytë si drejtues zyrtar i organit të administratës shtetërore dhe të dyshuarit e tretë dhe katërt – si drejtues përgjegjës të ndërmarrjes për inxhinieri dhe projektim dhe inxhinier kryesor mbikëqyrës për zbatimin e kontratës, kanë kryer një vepër penale Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

LEXO EDHE:

Back to top button