Procesverbali i takimit midis ministres së jashtme bullgare dhe komisionerit Varhej, ka nxitur reagime të shumta

Procesverbali i takimit midis ministres së jashtme bullgare dhe komisionerit Varhej, ka nxitur reagime të shumta

Gazetar: Lluka Andreev

Mendimet e ministrit Bujar Osmani nuk përkojnë me ato të ekspertëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët negociojnë çështje politike me Sofjen, shkruan Alsat.

Këtë mendim gjoja e ka shpërndarë ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska para komisionerit të BE-së për zgjerim, Oliver Varhei.

Opozitari bullgar Kostadin Kostadinov ka postuar dokumentin në Facebook, për të cilin thotë se është procesverbali i takimit, i cili deri më tani nuk është mohuar nga autoritetet bullgare.

“Ka divergjencë, të cilën e shohim në narrativin në nivel politik nga ministri Bujar Osmani, i cili tregon konstruktivitet me qëndrimet në nivel ekspertësh të Ministrisë së Punëve të Jashtme të RMV-së. Zgjidhja e çështjeve të hapura duhet kërkuar në nivel politik mes ministrave të jashtëm të dy vendeve”, thuhet në Procesverbalin e takimit Gençovska-Varhej.

Ministri Osmani mohon mosmarrëveshjet në Shkup për çështje politike.

“Mendoj se nuk është korrekte që ai teksti i djeshëm të paraqitet më ndryshe. U fol për dallimet në Bullgari, mes Ministrisë së Jashtme bullgare dhe qeverisë së tyre, dhe jo dallimet në vendin tonë… Këtu nuk kemi absolutisht dallime. As ekspertët e Ministrisë së Jashtme, as unë si udhëheqës politik i Ministrisë së Jashtme dhe as kryeministri nuk kemi dallime”, ka thwnw Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Politikani Kostadinov, i cili e publikoi dokumentin, akuzoi kryeministrin bullgar Kiril Petkov për tradhti kombëtare. Në një pjesë të procesverbalit thuhet se kryeministri bullgar Kiril Petkov ka shprehur gatishmëri për ngritjen e vetos gjatë europresidencës franceze, gjegjësisht deri në qershor.

Eurodeputeti nga partia opozitare GERB, Andrej Kovaçev, thotë se Petkov ka ndarë gatishmërinë për dritën jeshile për fillimin e negociatave, por gjithashtu akuzoi edhe për mosmarrëveshje në Sofje.

“Zërat që dëgjoj nga kolegët e mi në institucionet evropiane janë se kryeministri bullgar pothuajse premtoi se në qershor do të bjerë vetoja për Maqedoninë, dhe nga ana tjetër kemi Ministrinë e Punëve të Jashtme që thotë se duhet të ketë, jo një kornizë kohore, por një kornizë e rezultateve të arritura”, u shpreh Andrej Kovaçev – eurodeputet bullgar.

Sipas ministrit të Jashtëm bullgar, gjasat për të arritur zgjidhje janë duke u zvogëluar çdo javë që kalon. Gençovska do të vijë në Shkup të mërkurën e ardhshme./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button