Profesorët do të jenë me Hologram, ndërsa edhe do të ligjerojnë studentëve!

Profesorët do të jenë me Hologram, ndërsa edhe do të ligjerojnë studentëve!

Një universitet britanik së shpejti do të ketë leksione nga profesorë të vendosur në anën tjetër të botës.

Universiteti Loughborough në Leicestershire, Angli, do të ofrojë leksione nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets duke përdorur holograme. Ligjëratat do të jenë nga fusha e shkencës sportive, dhe do të dedikohen për studentët e regjistruar në studimet e modës. Studentët e menaxhmentit gjithashtu do të jenë në gjendje t’i ndjekin ato.

Universiteti thotë se lajmet do të ndihmojnë në objektivat e tij të qëndrueshmërisë duke reduktuar numrin e fluturimeve për profesorët vizitorë nga jashtë.

Leksionet me holograme do të bëhen pjesë e programit në vitin 2025, ndërsa leksionet testuese do të mbahen këtë vit. Hologramet do të projektohen në sallat e leksioneve me ndihmën e kompanisë “Proto”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button