Profesorët paralajmërojnë grevë, kërkojnë paga më të larta

Profesorët paralajmërojnë grevë, kërkojnë paga më të larta

Profesorët universitarë në Universitetin Shën Kirili dhe Metodij në Shkup, përsëri kanë paralajmëruar grevë.

Pakënaqësia e tyre vjen si shkak i pagave të ulëta, që siç thonë ata nuk janë të denja për një akademik.

“Paga e profesorit asistent apo doktor të shkencave në UKM është nën mesataren në nivel shtetëror, sepse merr pagë prej 30.590 denarë”, tha prof. Dr Angel Ristov, kryetar i Sindikatës së UKM-së, në një intervistë për “360 gradë” në Alsat.

Kryetari i Sindikatës tha se asnjëherë në historinë e universitetit gjendja e punonjësve nuk ka qenë më e vështirë dhe më e keqe.

“Nëse deri të premten Qeveria nuk ulet në tavolinë me Sindikatat e Universitetit, sindikata do të iniciojë pajtimin për grevë. Përmenda se paga e një profesori të rregullt, i cili gjithë jetën ia ka kushtuar shkencës, arsimit, të rinjve, brezave të ardhshëm është 650 euro. Në ambient të afërt shembull nëse marrim rajonin, në Kosovë – 1500 euro paga, Serbi – 1800 deri në 2000 euro paga, Kroaci – 2000 euro paga, Slloveni – 2500 euro paga, vetëm ne kemi mbetur shumë prapa të gjitha vendeve të rajonit, por edhe pas vendeve të Evropës dhe botës”, tha profesor Ristov.

Ndryshe, greva nga UKM u paralajmërua disa muaj më herët mirëpo aso kohë nga Universiteti deklaruan se po i japin kohë Qeverisë që të mendoj një zgjidhje të përshtatshme për kërkesat e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button