Profil, kush është Vladimir Putin?

Gazetar: Adnan Qaili

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është vetëm një demonstrim i forcës nga ana e Putinit, pavarësisht se ambiciet e tij për rikthimin te harta e vjetër e federatës ruse, nuk kanë vdekur. 70 vjeçari Putin, i njohur ndryshe si Ariu i Siberisë, ka një të kaluar mbresëlënëse në karrierën e spiunimit dhe atë politike. Për 15 vjet shërbeu si spiun i KGB-së në Gjermani, ndërsa në 98-ën u vu në krye të inteligjencës ruse. Afërsia e tij me ish presidentin Boris Yeltsin i hapi rrugën të bëhej kryeministër i Rusisë në 99-ën. Nga dorëheqja e papritur e Yeltsin natën e vitit të ri 2000, Putin fitoi presidencialet e para, për tu rizgjedhur gjithashtu në vitin 2004. Për ta mbajtur me dhëmbë pushtetin, me një dispozitë kushtetuese që e detyronte atë të zbriste nga karrigia ku kishte mandatin e dytë, ai kaloi pasuesin e tij besnik Medvedev, për t’u rikthyer me kompetenca akoma më të mëdha në vitin 2012, për një mandat të tretë. Ai shtrëngoi pushtetin me luftë ndaj çdo opozite, me kontroll të oligarkëve si dhe mediave. Por, për ata që e njohin, Putin nuk përbën një mendje të qëndrueshme. Këtë e thotë edhe gazetarja, fituese e çmimit Pulicer, Anne Applebaum. Krimea ishte vetëm një manovër e vogël e tij, për të provuar tani me rajonin e Donetskut dhe Luhanskit. Gazetarja Anne Applebaum thekson madje se ambiciet e sëmura të Putinit nuk e lënë jashtë as Gjermaninë, veçanërisht atë lindore në të cilën kishte jetuar deri në rënien e perdes të hekurt. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button