Projektligji i Kinës: Ndalimi i veshjeve që “lëndojnë ndjenjat e kombit”
Projektligji i Kinës: Ndalimi i veshjeve që “lëndojnë ndjenjat e kombit”

Një projektligj që ndalon fjalimin apo mënyrën e veshjes, të cilat konsiderohen të dëmshme për shpirtin e popullit kinez, ka zgjallur mjaft debate në Kinë.
BBC raporton se nëse ligji hyn në fuqi, personat e shpallur fajtorë mund të gjobiten ose të burgosen, por projektligji nuk përcakton ende se çfarë përbën shkelje. Ligji i veshjeve ka tërhequr reagime të menjëhershme nga publiku, më shumë online që e kritikojnë atë si të tepruar dhe absurd.
Ndryshimet ligjore të propozuara ndalojnë gjithashtu fyerjet, shpifjet apo cënimin e emrave të heronjve dhe martirëve vendas si dhe dëmtimin e statujave të tyre përkujtimore.
Në reagimet e tyre në mediat sociale, njerëzit vunë në dyshim se si zbatuesit e ligjit mund të përcaktonin në mënyrë të njëanshme kur “ndjenjat” e kombit “lëndohen”. Ekspertët ligjorë në vend kanë kritikuar gjithashtu formulimin e paqartë të ligjit, duke thënë se ai mund të jetë i hapur për abuzim.