Prokurim i paligjshëm/ Policia Financiare dorëzoi kallëzim penal ndaj dy ish-zyrtarëve të M-NAV

Prokurim i paligjshëm/ Policia Financiare dorëzoi kallëzim penal ndaj dy ish-zyrtarëve të M-NAV

Gazetare: Ajnur Bafqari

Policia financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj dy ish-zyrtarëve në kompaninë shtetërore për kontrollin e fluturimeve civile, M-NAV, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, që ka rezultuar me dëm prej pothuajse 1,5 milion denarë të buxhetit të kompanisë, shkruan Alsat.

Të dy dyshohet për manipulime me procedurat e tenderit.

Sipas Policisë Financiare, i dyshuari i parë me iniciale, V.K, në cilësinë e ish drejtorit ekzekutiv të Departamentit të Inxhinierisë Hapësinore, gjatë vitit 2022 bashkoi dy prokurime publike  tërësisht të ndryshme në një të vetme, siç është ai për një zgjidhje softuerike për menaxhim të dokumenteve si dhe tjetri për arkivim fizik dhe elektronik të dokumenteve. Duke vepruar kështu, ai ka përgatitur specifikime teknike dhe dokumentacion tenderimi me kushte diskriminuese dhe jo proporcionale, duke shkelur kështu Ligjin e Prokurimit Publik.

E dyshuara e dytë me iniciale B.A ka drejtuar me sektorin për prokurime publike dhe edhe pse ka qenë e vetëdijshme për parregullsitë, e ka publikuar dokumentacionin e tenderimit në sistemin elektronik, duke mundësuar zbatimin e procedurës. Me këtë, ajo dyshohet për kryerje të pandërgjegjshme të shërbimit.

Ky nuk është skandali i vetëm në M-NAV. Më herët janë shënuar një sërë parregullsish në punë. Rasti i fundit ishte ai me zgjedhjen e anëtarit të bordit mbikëqyrës të shoqërisë aksionare M-NAV, Millorad Millanoviq i cili përveç që është vendosur në këtë poziocion derisa ishte i punësuar në M-NAV, gjë që është në kundërshtim me ligjin, ai nuk e ka të kryer as arsimin e lartë 4 vjeçarë, siç nevojitet për këtë pozicion.  Një prej skandaleve ishte edhe ai me incidentin e ndërhyrjes te kontrolli ajror në aeroportin e Shkupit, ndërsa nuk mungojnë as akuzat e vazhdueshme për nepotizëm në këtë kompani. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button