Prokurorët nga java e ardhshme do të fillojnë dëgjimin e përfaqësuesve të familjeve të viktimave në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan

Prokurorët nga java e ardhshme do të fillojnë dëgjimin e përfaqësuesve të familjeve të viktimave në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan

Gazetar: Angel Dimovski

Prokuroria fillon të marrë në pyetje familjet e të vdekurve në diskotekën “Puls”.Ata do të mund të përfshihen në hetimin si të dëmtuar dhe të japin deklaratat e tyre në lidhje me tragjedinë. Ata gjithashtu do të mund të informohen drejtpërdrejt për rrjedhën dhe fazën në të cilën gjendet procedura. Në kumtesën e Prokurorisë Publike shkruan se në dy ditët e ardhshme, në bashkëpunim me “Support Kocani”, do të kontaktojnë me të afërmit e të vdekurve për të caktuar kohën e saktë për seancat që do të zhvillohen nga e marta deri të enjten. Prokuroria Publike përsërit se kushdo që ka ndonjë informacion mund ta dorëzojë atë në adresën e tyre të postës elektronike.

“Seancat do të zhvillohen në përputhje me orarin e përcaktuar nga 27.05 (e martë) deri më 29.05 (e enjte) në hapësirat e Prokurorisë Publike në marrëveshje me palët e dëmtuara. Prindërit gjithashtu do të mund të informohen drejtpërdrejt për rrjedhën dhe fazën e procedurës, por edhe të ndajnë njohuritë e tyre në lidhje me ngjarjen. Seanca të tilla janë individuale dhe do të thirret një përfaqësues ligjor për secilën nga viktimat për të vendosur mbi të drejtat si të dëmtuar. Njëherësh, ende është aktive thirrja e Prokurorisë drejtuar të gjithë të tjerëve që kanë dëshmi personale për aksidentin, informacione dhe dëshmi në lidhje me punën e Klubit “Puls” – Koçan dhe shoqërive të lidhura me të, si dhe njohuri për punën e institucioneve kompetente për të vepruar, për të ndarë me hetimin”, tha Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Koçevski ditë më pare tha se hetimi është në fazë të ndjeshme dhe nuk përjashtoi mundësinë e zgjerimit të tij edhe me njerëz të rinj.Sipas Kocevskit, hetimi duhet të përfundojë për 10 ditë dhe aktakuza duhet të ngrihet nga mesi i qershorit. Deri më tani, janë marrë në pyetje më shumë se 300 persona. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button