Prokurorët rusë: Meta të emërohet “organizatë ekstremiste”

Prokurorët rusë: Meta të emërohet "organizatë ekstremiste"

Prokurorët i kanë kërkuar një gjykate ruse që të kategorizojë organizatën amë të Facebook-ut, Meta Platforms, si një “organizatë ekstremiste”. Më herët, Kremlini ka thënë se Rusia do t’u japë fund aktiviteteve të kompanisë Meta nëse janë të vërteta raportet se përdoruesve të Facebook-ut do t’iu lejohet të bëjnë thirrje për dhunë kundër rusëve.

Ata i janë referuar një raporti nga Reutersi më 10 mars që thoshte se Meta do të lejojë përdoruesit e Facebook-ut dhe Instagram-it në disa vende të bëjnë thirrje për dhunë kundër rusëve dhe ushtarëve rusë pasi Moska pushtoi Ukrainën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Moska do të marrë “masa vendimtare” nëse raporti është i vërtetë.

Një zëdhënës i Meta-s në orët e vona të 10 marsit citoi shprehjen “vdekje pushtuesve rusë” për të ilustruar një përjashtim për deklaratat që normalisht do të kishin shkelur udhëzimet e përdorimit të këtyre rrjeteve sociale. “Ne ende nuk do të lejojmë thirrje për dhunë kundër civilëve rusë”, shkroi zëdhënësi në Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button