Prokurori Publik i Torinos, refuzon kërkesën e Ronaldos

E përditshmja italiane, ‘Il Fatto Quotidiano’ raporton se Prokurori Publik i Torinos ka refuzuar një kërkesë për dokumente nga Kristiano Ronaldo në hetimin e Juventusit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, përmes avokatëve të tij, kërkoi të shihte disa dokumente nga hetimi për ‘Bianconerët’ dhe pagesat e fshehura të pagave të tyre. Kjo u mohua nga Prokuroria Publike e Torinos, e cila bëri të qartë se ai nuk kishte të drejtë t’i merrte ato.

Ronaldo tashmë ka tre dokumente me interes, marrëveshjet e tij private me Juventusin. Pasi hoqi dorë nga paga katërmujore në fazat e hershme të vitit 2020, ai nënshkroi tre dokumente me klubin për t’i garantuar atij tre muaj para, një nëse qëndronte në Torino dhe një tjetër nëse largohej. Vlera e tyre ishte 19.5 milionë euro.

‘Il Fatto Quotidiano’ thekson se Ronaldo do të ishte në dijeni të situatës nëse do të kishte në dorë dokumentet e hetimit, pasi këshilla nga Alesandro Lucci – agjenti i Leonardo Bonuçi dhe Huan Kuadrado – ishte e qartë se ato marrëveshje private nuk kishin “asnjë vlerë për ligjin”.

LEXO EDHE:

Back to top button